Para disa ditësh erdhi vendimi nga qeveria e Kosovës që automjetet që vijnë nga Serbia të ju ndërrohen targat në kufi. Të gjitha automjeteve që vijnë nga Serbia do t’u hiqen targat e Serbisë dhe do tu vendosen targat e përkohshme me RKS, shkruan Pa Censurë.
Pas këtyre ngjarjeve Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është aktive në Veri të Kosovës dhe gjenden në të gjitha pikat kufiatare me Serbinë. Në mesin e tyre si pjestare e Njësisë Speciale është edhe Marigona Beadini. Kujtojmë se Marigona Beadini, 35-vjeçarja nga Prishtina, është pjesë e Njësisë Speciale Operative të Kosovës tash e disa vite./PaCensurë