Njerku nga Dellçeva dyshohet se ka përdhunuar vajzën 15-vjeçare


Prokuroria themelore publike në Koçan ka marrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një banori të Dellçevës, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale të tejzgjatur – Dhunim seksual me keqpërdorim të pozitës.

I dyshuari, në periudhën nga vera e vitit 2022 deri më 30.11.2023, në shtëpinë familjare në Dellçevë, duke keqpërdorur pozitën e njerkut, në disa raste ka kryer dhunim seksual dhe akte të tjera seksuale ndaj një vajze 15-vjeçare, duke përfituar nga momenti kur nëna e vajzës nuk ishte në shtëpi.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak se ekziston rreziku i arratisjes, mundësia që ai të ndikojë te dëshmitarët apo të mbulojë gjurmët e veprës së kryer, si si dhe përsëritjen e krimit.