Njerku më ka përdhunuar dhe rrahur gjithë jetën/ Edisoni i Durrësit rrëfen historinë drithëruese


E kush nuk e njeh Edisonin, djalin nga Durrësi, i cili është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale, për shkak të jetës së vështirë, por njëkohësisht për kurajën që ka për ta jetuar jetën.

Shpesh e kanë tallur dhe e kanë përbuzur, por shumë edhe e kanë ndihmuar, por historia e tij është shumë e trishtë. Ai së fundmi ka rrëfyer se ai ka jetuar një jetë të trishtë, mes dhunës fizike e psikologjike dhe përdhunimeve nga njerku i tij.

Në “Rtv Ora” ai ka treguar se si është bërë i famshëm, por edhe tronditi me historinë e tij.

Biseda:

Dajana: Edison e di që je bërë i famshëm?

Shumë… e ka parë e gjithë bota, por nga ata njerëz ka disa që më ndihmojnë dhe disa të tjerë që nuk më ndihmojnë.

Njerku më ka rrahur mua, më ka rrahur me shkop gome. Unë kam një vëlla të paralizuar, ai nuk ecën fare. Njerku më ka torturuar dhe unë kam vuajtur shumë nga ai.

Unë ika nga shtëpia dhe kam jetuar rrugëve, derisa Ilda Ceriku dhe Leonard Berisha më gjeti në rrugë dhe më kanë ndihmuar shumë. Unë i dua fort ata!’, Edisoni./CNA.al