“Njerku më dhunonte”- Amerikani që jeton në Tiranë: Islami më ka bërë më të mirë


Umar Nieto, amerikani që ka përqafuar besimin islam dhe ka ardhur të jetojë në Shqipëri, ka rrëfyer në Euroneës Albania, historinë e jetës së tij.

Nieto rrëfeu abuzimet dhe dhunën e ushtruar kur ishte i vogël dhe banonte me familjen në Hauai. Ai tha se njerku drogohej dhe e rrihte atë dhe familjen e tij. Ndërkohë që bër me dije se ka përjetuar edhe racizëm në shkollë për shkak se ishte i bardhë.

“Njerku përdorte drogë dhe më rrihte mua dhe familjen time. Ishte një person i çmendur, por në Haëai shumë njerë pinë drogë dhe kryejnë dhunë në familjet e tyre. Ka shumë dhunë, në shkolla gjithashtu. Ka racizën, dhe me të gjitha këto unë u rrita. Unë fillova të sillesha si gjërat që shihja. Kur lëviza në SHBA, dhe pas asaj në Meksikë, gjërat filluan të ndryshonin”, tha ai.

Ai theksoi se të gjitha këto përjetime e kanë bërë të jetë më i fortë dhe më i mirë të mos përfshihet më në zënka, por të sillet mirë me njerëit.

Nieto shtoi se një ndihmesë për t’u bërë më i rregullt në jetën e tij e ka dhënë dhe besimi islam.

“Kjo ka qenë arsyeja pse unë tani dua të jem pozitiv, pasi nuk dua të përfundojë ashtu. Abuzimi në shkollë dhe shtëpi më bëri më të fortë dhe më bëri që të kuptoj se duhet t;i respektojmë njerëzit dhe të jemi të këndshëm. Prandaj medoj se Ilsami më ka bërë mirë më ka bërë më të rregullt”, tha ai.