Njeriu që nuk ka fjetur për 62 vjet – mjekët nuk kanë shpjegim

Tetëdhjetëvjeçari vietnamez Tai Ngoc nuk fle që nga viti 1962, dhe mjekësia nuk ka shpjegim për pagjumësinë e tij.
Mjekët e kanë testuar vazhdimisht për të parë nëse Tai po shtiret dhe kanë zbuluar se ai në të vërtetë ka qenë zgjuar në të gjitha orët e ditës.

Njeriu që nuk ka fjetur për 62 vjet thotë se dieta e tij është mjaft e thjeshtë, por ai pi verë nga orizi shumicën e ditëve, gjë që beson se mund të ketë ndikuar në gjumin e tij.
Problemet e para filluan gjatë Luftës së Vietnamit kur ai, atëherë adoleshent, thjesht ndaloi së fjeturi.
Është interesante që ai lëndoi dorën në të njëjtën kohë kur ndaloi së fjeturi, por lidhja mes të dyjave nuk është përcaktuar. Problemin e pagjumësisë u përpoq ta zgjidhte me drogë dhe sasi të mëdha alkooli, por asgjë nuk e ndihmoi.
Ngoc beson se pagjumësia ndikon keq tek ai dhe e vetmja gjë që me të vërtetë dëshiron është të flejë. Familja dhe miqtë e tij fillimisht ishin të shqetësuar, por më vonë pranuan që 80-vjeçari thjesht nuk fle. Ndërsa të tjerët flenë, ai zakonisht gatuan verë nga orizi ose pastron shtëpinë.

Personi që ka qëndruar më gjatë pa gjumë ka qenë 264 orë, pra pak më shumë se 11 ditë. As mjekët nuk kanë përcaktuar se si është e mundur kjo, duke pasur parasysh që Ngoc nuk ka simptomat tipike të pagjumësisë.
Në fakt, pas tre ditësh pa gjumë fillojnë halucinacionet që me kalimin e kohës përkeqësohen, por Tai Ngoc nuk ka pasur kurrë probleme të tilla.
Disa ekspertë janë të bindur se Ngoc dremit herë pas here dhe në këtë mënyrë mbetet funksional.