Janë marrë të gjitha masat për rregullimin e zyrave administrative në Njësinë e stacionit policor të Kërçovës në Zajaz, ku banorët e rrethit të Zajazit do të mund të pajisen me dokumente personale, letërnjoftime dhe pasaporta, deklaroi zëvendësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, gjatë inspektimit të punëve ndërtimore që zhvillohen për adaptimin e ambienteve ku do të jepen dokumentet personale.
Duke pasur parasysh fluksin e madh të mërgimtarëve të cilët gjatë këtyre ditëve kthehen në vendlindje, zëvendësministri Nuhiu theksoi se ministria i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e procedurave në pikat kufitare, por edhe në shërbimet civile, të cilat gjatë kësaj periudhe do të punojnë me dy ndërrime.