Njëri nga të mbijetuarit nga ak*sidenti në Kroaci flet para nisjes në Kosovë, gazetarja kroate e pyet a është i frikësuar

Mërgimtari kosovar, Drilon Muji, i cili i mbijetoi aks*identit tra*gjik në Kroaci para mediave kroate ka falënderuar Qeverinë e Kroacisë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar për të gjithë të prekurit nga kjo tra*gjedi.
Muji pak para nisjes për në Kosovë u deklarua para mediave kroate se është shumë i lumtur që po kthehet në shtëpi.

”Po, jam shumë i lumtur. Unë veç dua ta falënderoj Qeverinë e Kroacisë për çdo gjë që ka bërë për ne.Dua t’ju falënderoj të gjithë juve. Në Kroaci të gjithë na ofruan ndihmë”, tha ai.
Ndërsa i pyetur nëse ndjehen të frikësuar, Drilon Muji, nuk komentoi gjatë për një gjë të tillë.

”Jo, nuk mendoj ashtu. Jemi në dorë të zotit!”, u shpreh njëri nga mërgimtarët i cili rrugëtimin nga Gjermania për në Kosovë e kishte nisur në orët e para të së dielës që e lëmë pas, por që fatkeqësisht u përballën me ak*sident trafiku, ku 10 persona nuk arritën të mbijetojnë.