Njerëzit u shokuan pasi panë dikë të bëjë ‘zvogëlimin’ e ballit, sepse s’e dinin që ekzistonte!

TikTok ka edhe një hapësirë për shqetësime fizike më pak të zakonta si “një ballë shumë i madh”. Për shembull, një grua tregon se si konturon vijën e flokëve me bojë dhe llak për t’i dhënë ngjyrë. Për videon klikoni këtu.
Sidoqoftë, kohët e fundit, në këtë hapësirë, janë bërë virale videot e modeles Camilla Coleman, 26-vjeç, e cila iu nënshtrua një operacioni për reduktimin/zvogëlimin e ballit.
“Asnjëherë s’jam ndjerë mirë me madhësinë e ballit në krahasim me fytyrën time. Mendoja gjithnjë se ishte shumë i madh për mua dhe nëse s’kisha baluket, ndihesha si tullace”, shprehet ajo për BuzzFeed.

Pas viteve hulumtimi të procedurave të ndryshme kozmetike, ajo më në fund vendosi për operacionin e zvogëlimit të ballit – të cilit iu nënshtrua në fund të shkurtit.
Njerëzit u shokuan pasi panë dikë të bëjë
Operacioni i Camilla-s u bë nën anestezi të përgjithshme. Kirurgu përfundoi operimin duke e shkurtuar me 3 centimetra ballin e 26-vjeçares.

“Ata bëjnë një prerje pikërisht në vijën tuaj të flokëve, dhe pastaj duhet të ngrenë skalpin dhe se sa larg mund ta lëvizin, varet nga elasticiteti i lëkurës. Bëjnë një prerje tjetër ku shohin se sa poshtë mund të tërheqin skalpin dhe më pas, presin pjesën e mesme dhe e bashkojnë atë përsëri”, shpjegon Coleman.

Njerëzit u shokuan pasi panë dikë të bëjë
Camilla më pas shpjegoi se arsyeja që balli i saj duket ende i madh në foton “pas” është sepse koka është e rruar pas vijës së saj të re të flokëve. Modelja tregon se është e lumtur me rezultatin, por ka marrë shumë reagime negative nga shikuesit.
“Disa njerëz thonë: “Ju nuk doni veten”, por unë mendoj se mund të keni pasiguri dhe ta ndryshoni veten nga jashtë, ndërkohë që e doni atë nga brenda.”

Modelja shton:
“Unë nuk e bëra këtë për të bërë dikë t’i nënshtrohet të njëjtës ndërhyrje. Madje kur njerëzit më thonë “ua, mos duhet ta bëj dhe unë”, ju them direkt “Jo, nuk ke nevojë”, sepse vërtet nuk kanë.”