Njerëzit më të lumtur në botë jetojnë në këto shtete


Në vendet skandinave jetojnë ende njerëzit më të lumtur në botë. Tre shtetet vijojnë të jenë në raportin Botëror të Lumturisë në vitin 2020.

Finlanda, Islanda dhe Danimarka u emëruan si tre vendet më të lumtura në botë në studimin që bazohet në sondazhet e Gallup si dhe treguesit e zhvillimit.

Pavarësisht fillimit të pandemisë COVID-19, rezultatet e lumturisë nuk ndryshuan shumë në mbarë botën në vitin 2020. Shumica e intervistave për raportin u kryen gjatë valës së parë të pandemisë në pranverën e 2020.Zvicra u ngrit dy herë nga viti 2019, duke u renditur e katërta. Gjermania madje u ngjit me dhjetë renditje në vendin e shtatë. Zelanda e Re është tani i vetmi vend jo-evropian që hyn në top 10-shen e vendeve më të lumtura, pasi Kanadaja u zhyt në renditjen e 15-të.

SHBA u ngrit nga renditja e 19-të në vendin e 14-të, ndërkohë që ishte në rënie Britania. Vendi ra nga renditja 14 në vendin e 18. Izraeli u bë vendi i dytë më i lartë jashtë Evropës në vendin e 11-të, ndërsa Tajvani shënoi pikën më të lartë në Azi, në vendin e 19-të. Vendi me pikët më të mira nga Afrika ishte Nigeria në renditjen e 59-të.