Njëra specialiste e tjetra drejtoreshë dhe këshilltare. Këto janë VIP-et me poste të rëndësishme në administratë në Shqipëri


Figura të njohura në Shqipëri që bënë zhurmë të madhe kohët e fundit për poste të rëndësishme në administratë. Përtej asaj që vajzat e ekranit janë të njohura për publikun disa prej tyre ishin ose mbeten të punësuara në poste të ndryshme administrative, shkruan Dosja.al përcjell Pa Censurë.
Këngëtare e gazetare, moderatore, më poshtë ju sjellim atë që bëjnë vajzat e njohura përtej ekranit.

Zaimina Vasjari- Specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës
Këngëtarja Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor.

Eli Fara- Drejtoreshë në 2 Ministri
Media të ndryshme në vend kanë publikuar artikuj, përmes të cilëve pretendojnë se këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun. Sipas portaleve në fjalë, Mediu dhe vartësja Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 herë të tjera në vendet e Bashkimit Europian, si ‘udhëtime pune’. Por çdo gjë u hodh poshtë nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Mbrojtjes, të cilët u shprehën se ajo nuk ka qenë kurrë e punësuar në administratë.

Greta Koçi në vitin 2013 u emërua drejtore në Drejtorinë e Marrëveshjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikeve të Zhvillimit dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme.
Mira Kazhani dhe Bieta Sulo, ishin punësuar në UKT dhe paguheshin përkatësit 83000 dhe 55000 lekë. Kohë pasi lajmi u bë publik, Sulo hoqi dorë nga posti.

Në të gjithë zhurmën e gjithë kësaj janë vetëm këto emra që dihen mbi postet që mbajnë përtej ekranit.