Kosovë
Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë pozitiv me Covid 19 ditën e djeshme.
Kështu e ka konfirmuar, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.
“Po mund t’ju konfirmojmë se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat” ka thënë shkurt Hoti.