Një vit pandemi, Osmani: Shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe

Si sot një vit më parë u shënuan dy rastet e para me Covid-19. Dy të prekurit ishin një 20 vjeçare, shtetase italiane dhe një shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare.
Kur është bërë një vit që nga konfirmimi i rasteve të para, numri i përgjithshëm i të prekurve nga ky virus ka rritur në 76 mijë e 688 raste pozitive, janë shëruar 64 mijë e 362 persona derisa kanë humbur jetën 1 mijë e 696 pacientë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, thotë se ‘shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe” sa i përket menaxhimit të situatës.
Por sipas saj “kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë”.

“Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë. E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë! Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim!’, shkroi ajo në Facebook.