Një vit nga rasti i parë në Maqedoni, vazhdon rritja e të infektuarve me COVID-19

Ka kaluar saktë një vit që nga rasti i parë i konfirmuar me COVID-19 në vend, ndërsa pandemia ende nuk është qetësuar.
Imunizimi i stafit mjekësor që punon në bashkëqendrat me vaksinën “Pfizer” tashmë ka filluar dhe këto ditë duhet të vijnë 200,000 vaksina nga prodhuesi kinez “Sinofarm”, pas së cilës, sipas njoftimeve nga autoritetet, masa do të fillojë imunizimi i popullatës.

Ditëve të fundit në RMV është shënuar rritje e të infektuarve me COVID-19, duke shkuar në mbi 700 persona të infektuar, pjesa më e madhe të clëve është nga Shkupi.
Autoritetet shëndetësore, rritjen e numrit të të infektuarve e lidhin me shfaqjen e variantit britanik të virusit, i cili është më ngjitës.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, nuk e ka përjashtuar dhe mundësinë e rritjes së masave kufizuese.

Filipçe thotë se rritja e numrit ka të bëjë me përmirësimin e kohës, që ka nxitur më shumë qytetarë që të dalin me shoqëri e në lokale.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është rritur numri i pacientëve të shtrirë në spitale, megjithëse ka shtuar se ende ka shtretër të lirë.