Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.
Si pasojë e një përleshje mes katër personave, Agim Xani, 57-vejçar, ka mbetur i vdekur dhe i biri i tij përreth 15 vjeç është plagosur.
Xani nuk arriti t’i mbijetonte plagëve nga therja me thikë që mori.
Insajderi raportoi më herët se i dyshuari për sulmin është Skender Krasniqi dhe djali i tij. Krasniqi më herët kishte sulmuar edhe drejtorin e shkollës fillore “Kadri Beba” në Ribar Të Madh, Nehat Tërpeza.
Mediumi merr vesh nga burimet e saja se e gjithë ngjarja ndodhi si shkak i një konflikti për një video në rrjetin social ‘TikTok’.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e konfirmoi rastin tragjik më herët. Ajo ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka rezultuar me plagosje mes dy personash
“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, njoftoi Ahmeti.