Një veturë me tabela të Tetovës aksidentohet me veturën e MPB-së në Shkup, lëndohet rëndë polici


Me datë 15.02.2024 në ora 13:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Jordan Mijalkov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa regjistrimi tetovare, i drejtuar nga R.S.(57) nga Tetova dhe automjeti Shkoda, pronë e Ministrisë së Brendshme. Në aksident lëndime trupore ka pësuar zyrtari policor i cili drejtonte veturën Shkoda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SVR Shkup.