Një vajzë në Prishtinë sulmohet nga motra dhe njerka e saj

Një vajzë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga motra dhe njerka e saj.

Të dyshuarat pas arrestimit me vendim të prokurorit janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 28.03.2023-13:05. Raportohet se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare, njerka dhe motra (e viktimës). Dy të dyshuarat janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë te rregullt.