Një vajzë e mitur nga Velesi ka rra*hur dy moshatare të saja – policia po punon për zbardhjen e rasteve (VIDEO)

Një vajzë 12 vjeçare nga Velesi ka su*lmuar fizikisht një vajzë të mitur të moshës 11 vjeçare, përderisa ajo i është paraqitur nënës së saj në telefon dhe ka kërkuar ndihmë. Vajzat e tjera, në vend që ta ndihmojnë personin e su*lmuar, kanë inçizuar ngjarjen, ndërsa videoja po qarkullon në rrjete sociale.
Rasti është paraqitur mbrëmë në polici, ndërsa ka ndodhur më 17 prill rreth orës 16 në rrugën “11 Tetori” në Veles.

Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski informoi se vajza e paraqitur për dy ditë ka ke*qpërdorur dy vajza të mitura, si dhe se policia po punon në këtë rast në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale.
Ai gjithashtu informoi se është de*noncuar nga qytetarët se personi i njëjtë edhe ditën në vijim më 18 prill, rreth orës 15 në rrugën “11 Tetori” ka su*lmuar fizikisht një të mitur tjetre prej Velesi.

“Në lidhje me ngjarjes, në stacionin policor, në prezencë të prindit dhe punonjësit social, është realizuar bisedë me vajzën e mitur, si dhe me një vajze të mitur tjetër që ka marrë pjesë në ngjarjet. Po ndërmerren edhe masa shtesë dhe pas dokumentimit të tërë të rastit në koordinim me Qendrën për Punë Sociale do të ngritën parashtresat e duhura, si dhe kallëzim për prindin S.I. (39) nga Velesi për moskujdes për fëmijë”, sqaroi Dodevski.