Një vajzë dhe një djalë nga Maqedonia kapen duke vjedhur në një plazh në Sarandë

Një turiste nga Greqia ka rëne viktimë e një vjedhjeje ndërsa ndodhej me pushime në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur me 17 gusht 2024, ne plazhin enjohur si “Pema e Thate”.

Sipas raportimeve, turistja kishte raportuar vjedhjen e çantes së saj qe permbante dy celulare, tre palè syze dielli, një kuletë me para dhe sende tè tjera personale.

Pas kallezimit, policia e Sarandes ka identifikuar dhe arrestuar dy shtetas nga Magedonia e Veriut, D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, te cilèt dyshohen si autore te kesaj vjedhjeje. Ne momentin e arrestimit, policia ka sekuestruar disa nga sendet e vedhura dhe automjetin me te cilin autorët jane larguar nga vendngjarja.