Një vajzë 17 vjeçare dhe 6 persona të tjerë janë transferuar në spital

Në spitalin e Pirogovit në Sofje pas ak*sidentit të autobusit në autostradën Struma janë pranuar 6 pacientë, një vajzë 17-vjeçe dhe 6 persona të rritur, njoftoi dr. Maja Argirova nga Klinika për dj*egie. Pacientët janë jashtë rr*ezikut për jetë. Vajza dhe 5 pacientët tjerë të rritur janë në Klinikën për dj*egie, ndërsa një pacient është pranuar në Klinikën e Traumatologjisë. Të gjithëve po iu bëhen kontrolle shtesë në spital.

Aksidenti tragjik ka nodhur në magjistralen Struma, dikund rrethh orës 02:00, në fshatin Bosnek. Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë. Automjeti po kthehej nga Turqia në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Raportohet se një orë para a*ksidentit, automjeti ka naluar në një pompë benzine, pas çka ka vazhduar rrugëtimin, ndërsa aksidenti ka ndodhur një orë më pas.

Ende nuk ka informacione zyrtare se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa fillimisht, kryeministri Zoran Zaev tha se bëhet fjalë për së paku 46 vik*tima.