“Një turp për gjyqësorin, qëllim ka qenë të dënohen pa faj shqiptar”

Profesori juridik Jeton Shasivari në emisionin “ENTER” tha se rasti “Monstra” është një turp gjyqësorë.
“Nuk u dëshmua motivi i atij akti, as u vërtetuan kryesit as u dëshmua fajësia, ndërsa këta shqiptarë, u dë*nuan me dën*ime drakonike. U vërtetua ajo që vazhdimisht është thënë se qëllimi i këtij procesi ka qenë të mos gjenden kryerësit e vërtet por shqiptarët të shpallen fajtor dhe të ju veshet etiketa e te*rroristëve”, u shpreh Jeton Shasivar në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.

Ai tha se nuk ka dyshim se bëhet fjalë për një rast të montuar.
“Është një shembull klasik se si mo*ntohet politikisht një rast i mo*ntuar dhe personat e dë*nuar dje janë vi*ktimat e këtij rasti”, tha më tej ai.

Shasivari tha se personi i cili para pesë viteve premtonte se do të zbardhet rasti dhe se ka materiale senzitive ka harruar ato premtimet publike.
“Nga dje kryeministri Zaev e ka të varur në qafë medaljen e padrejtësisë të këtij rasti. Ngase bëhet fjalë për një rast i mont*uar nga klika e Gruvskit dhe Mijallkovit, pra nga klika e kaluar, por tani prej dje kjo medalje e padrejtësisë varet në qafen e Zaevit”, deklaroi Shasivari.