Pas katalizatorëve, të cilët janë vjedhur për shkak të metaleve të çmuar në to, timonët e veturave janë shënjestra e re e hajdutëve në SHBA.
Mania për katalizatorët dhe materialet e çmuara në to është aq e madhe sa në disa pjesë të botës ata vidhen intensivisht nga veturat. Tani ekziston një trend i ri, i cili filloi në Amerikë, dhe kjo është vjedhja e timonit nga vetura.
Gjegjësisht, në Detroit dhe zonën përreth, shumë pronarë të veturave ishin viktima të këtyre vjedhjeve, më së shpeshti ata që posedojnë një Chevrolet Malibu dhe Equinox.