Fqinjët thonë se mosmarrëveshjet e gjata çuan në një tragjedi familjare në një pronë të madhe në Kronstorf, Austri.
Një 46-vjeçar që posedonte një pasuri të lënë nga i ati, i cili kishte ndërruar jetë 19 vjet më parë, ku përfshihej dhe një ndërtes e madhe, qëlloi mbi nënën e tij 81-vjeçare, e cila i kërkonte me ngulm që të martohej e krijonte familje, me qëllim edhe pasjen e një trashëgimtari.
Grindja shpërtheu të shtunën. Djali mori një pushkë të kalibrit të vogël dhe ekzekutoi nënën e tij me dy të shtëna në kokë dhe qafë. Ajo ndërroi jetë në vend, ndërsa i biri iu dorëzua policisë pa rezistencë.