Një tjetër inci*dent në Himarë, djemtë tentojnë të su*lmojnë fizikisht pushuesin e huaj


Një tjetër incident është regjistruar në Himarë. Në një video të siguruar nga Abcnews.al shihen dy qytetarë që janë duke su*lmuar një shtetas të huaj me ngjyrë.

Në pamje duken dy djemtë që përpiqen të su*lmojnë fizikisht shtetasin e huaj, por duke u favorizuar nga fiziku, turisti arrin që t’i shmangë që të dy. Ai dëgjohet teksa u thotë “largohuni” ndërsa bën hapa pas në përpjekje për t’u larguar.
Nuk dihet se për çfarë arsyesh shtetasi i huaj në video është konfliktuar me dy qytetarët.