Një tjetër festë në familjen e Ariana Grande-s, vëllai i saj fejohet me partnerin

Frankie Grande, vëllai i Ariana Grande-s, është fejuar me Hale Leon! Aktori i Broadway i ka propozuar partnerit të tij 28-vjeçar ditën e martë në Los Angeles.

“Ai tha PO! Ne jemi të fejuar! Jam shumë i lumtur që shoku im i ngushtë tha se do të kalojë gjithë jetën e tij me mua! Të luajmë lojëra dhe të më bëj për të qeshur gjithmonë! Duke folur për lojërat.. unë i propozova në realitetin virtual! Ai u tremb! Mezi po pres ta postoj videon… por për momentin shijoni këto foto. Çfarë mënyre për të festuar muajin e krenarisë”, shkroi Frankie Grande në një postim.