Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tërmet me fuqi prej pesë ballë të Rihterit e ka goditur Turqinë sot në mëngjes. Siç raporton Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive, tërmeti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:45.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 14 kilometrash në distriktin Kurtalan.

Deri më tani autoritetet nuk raportojnë pë dëme apo për të lënduar.

Guvernatori i Siirt, Osman Hacıbektaşoğlu, duke njoftuar se aktualisht nuk ka dëme nga tërmeti, tha se ekipet vazhdojnë punimet.