Një stuhi shkatërruese ka goditur Stambollin! (VIDEO)


Stuhia që prej ditës së djeshme është ndezur në rajonin e Egjeut dhe Marmarasë ka shtuar ndikimin e saj në mëngjes.

Shpërthimet e erës sot në Stamboll arritën shpejtësinë 130 kilometra në orë.Lajmet e këqija vinin njëri pas tjetrit nga shumë rrethe të Stambollit.Në shumë zona, pemët dhe shtyllat u shkatërruan, çatitë dhe automjetet u dëmtuan.Puna e trageteve dhe trafikut detar, si dhe aeroportit të Stambollit u ndërpre.
Bosfori gjithashtu u mbyll për trafikun për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Shtetëror ka dhënë paralajmërime për motin në 52 qarqe.Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të respektojnë masat maksimale të sigurisë dhe të kufizojnë lëvizjen. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për sasinë e dëmeve dhe numrin e viktimave.