Një shqiptar mbret i merkatos, Pjanic-Sane transferime që mbajnë firmën e Fali Ramadanit!

Quhet Fali Ramadani, ka lindur në vitin 1969 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut nga prindër shqiptarë, jeton në Berlin të Gjermanisë është bashkëpronar i Lian Sport-Agency, në vitin 2015-të u shpall agjenti më i mirë nga Globe Soccer Aëards, ndërsa në këtë 2020 do të mbahet mend gjatë si menaxheri që ka realizuar dy nga goditjet më të mëdha të merkatos së deritanishme për edicionin 2020-2021.