Një shqiptar i Kosovës vritet nga dhëndri në Gjermani

Një krim i rëndë ka ndodhur në Landshut të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Skenderaj i Kosovës ka humbur jetën. Mediat e Kosovës shkruajnë se viktima është një 44-vjeçar me inicialet B. N., i cili ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga dhëndri i tij, i cili dyshohet se e ka goditur pas shpine.

Sipas të njëjtave burime, viktima ishte nisur për të shkuar tek e motra, por pasi është takuar me dhëndrin, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Viktima është me origjinë nga fshati Kastriot i komunës së Skenderajt, ndërsa autori është nga fshati Klinë i po të njëjtës komunë. Mbeten ende të paqarta shkaqet e konfliktit.