Një shkupjan ka sulmuar dhe grabitur një shitëse, pastaj është kthyer i zhveshur për të “paguar”


SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër D.R. (32) nga Shkupi, për dyshimin për kryerjen e veprave penale “vjedhje me dhunë” dhe “ngacmim seksual”. Më 19.07.2024, në një dyqan në Draçevë të Shkupit, i dyshuari fizikisht e ka sulmuar punonjësen dhe i ka marrë produkte dhe ka ikur nga vendngjarja. Më pas ai është kthyer pa rroba dhe e ka thirripër të paguar për produktet. Menjëherë pas ngjarjes, ai u kap dhe u arrestua.