Një shkupjan e ka humbur jetën një fatkeqësi në Autokomandë

Një person e ka humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit që herët në mëngjes ka ndodhur në lagjen Autokomandë në Shkup.

Siç kumtoi MPB-ja, në ora 3 e 48 minuta u denoncua se në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” automjeti i tipit “alfa 147” me targa të Shkupit, të drejtuar nga F.B. (22) nga Shkupi ka dalë nga rruga dhe u përplas në një dru.

Në fatkeqësinë bashkudhëtari D.P. (38) nga Shkupi vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi F.B. u lëndua dhe u dërgua në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

SPB Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.