Një rrëfim i bukur i Gigi Hadid pasi është bërë nënë!

Gigi Hadid ka pozuar për herë të parë pas lindjes së vogëlushes Khai për kopertinën e revistës “Vogue”. Në imazhet e publikuara modelja duket në formë perfekte fizike dhe ka treguar të gjitha detajet që nuk i dinim për ardhjen në jetë të vogëlushes.

Ajo ka zbuluar se vajzën e ka lindur në fermën e familjes së saj në Pensilvani në 20 shtator. Gigi ka treguar se në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj motra një mami dhe një asistente. Ajo e ka përshkruar këtë eksperiencë si një çmenduri e vërtetë dhe ka shpjeguar me detaje se si erdhi në jetë e vogla.
“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

Ajo ka shtuar se njëkoësisht shikonte sa të ter*rorizuar ishin familajrët e saj por se sa krenar ishin për përpjekjet e saj. Gigi ka rrëfyer se vogëlushen e ka pritur i pari Zayn sepse ajo nuk mund ta ndjente nëse kishte lindur apo jo.

“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme”, ka thënë Gigi.
“Ajo ishte aq e ndritshme. Të rrahurat e zemrës së saj ishin të qëndrueshme gjatë gjithë procesit të lindjes. Kjo ishte ajo që dëshiroja për të, të vinte në jetë paqësisht”, është shprehur modelja.