Një restaurant ku ushqimi shërbehet me litar dhe shportë

Një restaurant me një ulëse, që shërben disa lloje të ushqimeve, u hap në një fushë të Suedisë.

E vendosur në mes të një are në Ransäter, ky restaurant ka vetëm një tavolinë dhe një karrige, ashtu që një person mund të shërbehet pa i thyer rekomandimet e distancës sociale.

Restauranti është nën pronësi të kuzhinierit Rasmus Person dhe partneres së tij, Linda Karlsson, e cila shërben ushqimin duke përdorur një litar dhe një shportë, ashtu që personelit të kamarierëve nuk do t’ju duhet të punojnë atje.

Ushqimi përgatitet në kuzhinën e çiftit, para se të dërgohet në tryezë përmes litarit. Në vend se t’ua faturojnë darkave një çmim fiks, çifti po praktikon një model që u lejon njerëzve të dhurojnë çfarëdo shume që ata mendojnë se është e përshtatshme për shërbimin. Çifti po planifikon që restauranti të qëndrojë i hapur përgjatë sezonës së verës.

“Mendoj që një nga gjërat që po na mungon më së shumti në këtë kohë është udhëtimi dhe meqë s’kemi mundësi të udhëtojmë larg, së paku le të udhëtojmë me mendjet tona”, deklaroi Person. Për dallim nga shumica e vendeve të Evropës, Suedia nuk ka aplikuar masa kufizuese për qytetarët e saj. Sidoqoftë, banorët e Suedisë po këshillohen të zbatojnë udhëzimet për distancimin shoqëror kur është e mundur.