Një rekord i ri në Vushtrri, qytetari zotohet se pi mbi 100 çaja në ditë

Qytetarët e Vushtrrisë edhe ditën e zgjedhjeve e kalojnë në çajtore. Pasi kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar, ata kanë folur për një rekord të ri të pirjes së çajit. Derisa njëri thotë se mund të pijë deri në 90-100 çaja.

“Që fol dikush i pijë deri në 70-të unë e lus T7 me na ftu në televizion me bo sfidë, konkretisht me shumë të madhe të pareve, jo dy euro tash po më vjen keq që po shprehna amo jo hajgare me bo”, thotë ai.

Edhe shoku i tij ka thënë se ai pa problem i pi deri në 100 qaja. “Ai mundet me i pi në ditë përmi 70-të. Për 12 minuta i ka pi mbi 40 çaja. Brenda ditës ka 100 çaja po”, ka thënë i njëjti.