Një rast i vetëvrasjes në Shtip lidhur me Kovid 19

Një vrasje dhe katër vetëvrasje ka regjistruar buletini i policisë pasi që nisën masat restriktive në shtet për shkak të koronavirusit, transmeton Almakos.
Njëri rast i vetëvrasjeve që është i regjistruar në Shtip është i lidhur me Kovid 19. Personi si arsye të vetëvrasjes në porosinë e fundit e ka përmendur zënkën me gruan rreth koronavirusit. Në periudhën e njëjtë janë regjistruar edhe nëntë tentime për vetëvrasje për të cilat deri më tani nuk është vërtetuar se janë të lidhura me virusin.
Sipas statistikave të MPB-së në lidhje me dhunën familjare, nga 12 marsi deri me 12 prill janë regjistruar 79 vepra penale të kryera si dhunë në familje, që paraqet uljen për 28 % në raport me periudhën paraprake, kur kanë qenë të regjistruara 109 vepra penale.