Një qytetar i Tetovës ka fituar 2.5 milionë euro nga interneti dhe rrjetet sociale

Në vitin 2021, paga bruto më e lartë vjetore në Maqedoni ishte 1.9 milionë euro, ose pak më shumë se 165 mijë euro në muaj. Bëhet fjalë për një banor të Shkupit i cili punon në sektorin e shitjes së prodhimit të duhanit. Pensioni më i lartë në vend është i huaj, dhe e ka marrë një pensionist që ka qenë rreth 95 mijë euro për gjithë vitin. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska e njoftoi edhe milionerin më të ri në vend, i cili ka vetëm 8 vjet, por para dy vitesh në llogarinë e tij janë transferuar një milion denarë në bazë të pensionit familjar. Milioneri më i vjetër është 96 vjeç, ndërsa në vitin 2021 ka raportuar të ardhura prej 1,2 milionë denarë.

“Në vitin 2021 mbi 100 milionë denarë kanë realizuar 25 qytetarë, nga 10 deri në 100 milionë denarë kanë realizuar 757 qytetarë. Në krye të listës me të ardhura bruto vjetore prej 244,2 milionë denarë është për një punonjës nga Shkupi, shumica e të cilave janë për paga, por edhe për të ardhura të tjera personale”, tha Sanja Lukarevska -Drejtoreshë e DAP-it.

Të dhënat e DAP-it thonë se në vitin 2021, një shkupjan ka fitimet më të larta nga kontratat e të drejtave autoriale, 357 mijë euro. Një qytetar i Shkupit është edhe rekordmen në bazë të mjeteve të realizuara nga prona intelektuale. Ai kishte të ardhura bruto gati 90 mijë euro. Nga shitja e produkteve bujqësore, një banor i Resnjës ka realizuar të ardhura bruto rreth 200 mijë euro. Një banor i Tetovës ka marrë 2.5 milionë euro nga kompanitë që punojnë me platforma rrjeti, sociale dhe video.

Një banor i Shkupit ka marrë më së shumti para për qira të patundshmërive, ai ka pasur të ardhura bruto mbi 600 mijë euro. Në bazë të lojërave të fatit, një personi nga Shkupi i janë paguar nga Lotaria Shtetërore 44,1 milionë denarë, ndërsa fituesi i renditur i dytë, i cili po ashtu është nga Shkupi, ka marrë gjysmë milioni euro nga fitimet nga bastoret. /Alsat.mk