Një punonjës mirëmbajtjeje bie nga shkallët në një çerdhe në Shkup dhe lëndohet rëndë

Ndërsa ndërronte llambat në një objekt të kopshtit “11 Tetori” në Çair, Shkup, një punonjës mirëmbajtjeje ra nga shkalla dhe u lēndua rëndë. Pas incidentit, ai u dërgua menjëherë në repartin e Urgjencës në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” me ndihmën e ekipit të urgjencës mjekësore, raportoi “Sloboden Peçat”, duke cituar deklaratat e stafit të kopshtit. Sipas tyre, personi ishte në moshë të shtyer.

Drejtoresha e kopshtit pretendon se punonjësi duhej të ishte në raport mjekësor dhe u kthye me vullnetin e tij për të ndërruar llambat, pa urdhër dhe pa njoftuar eprorët. Ndërkohë, të afërmit e tij kundërshtojnë këtë pretendim, duke thënë se ai kishte një raport mjekësor shtatëditor të miratuar nga mjeku, që do të thoshte se sot duhej të ishte në punë.