Një polic i vdekur në Kumanovë nga CoVid-19!

Ka ndërruar jetë një polic i diagnostikuar dhjetë ditë më parë me virusin Korona. Sipas informacioneve, i ndjeri ishte nga njësiti i policisë kufitare dhe deri para dy javësh ka shërbyer në stacionin policorë të Bellanocës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë për Alsat se një pjesëtar policorë ka ndërruar jetë. Thonë se për shkaqet e vdekjes do të njoftojnë me kohë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq, në nivel vendi me CoVid-19 aktualisht ka të prekur 12 policë, të cilët u infektuan në vijën e parë të frontit me pandeminë.