Një polic dhe motra e tij në mesin e viktimave në Serbi, autori është djalë ushtaraku

Në të shtënat që ndodhën sonte në Mlladenoc, Serbi, në fshatrat Malo Orašje dhe Dubonë, mbetën të vrarë më shumë se tetë persona dhe u plagosën 13 të tjerë.

“Telegraf.rs” raporton se në mesin e viktimave ishte edhe polici M.P 21-vjeç dhe motra e tij e vogël Katarina. P. Polici i ri punonte në Mlladenovac.

21-vjeçari Uroš B, i cili dyshohet se është autori ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës kur ka pasur një debat me ta. Ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranê një këndi lojërash ku të rinjtë mblidheshin në mbrëmje.

Dyshohet se autori është djali i një ushtaraku dhe konsiderohet si person problematik.

Prej më shumë se 4 orësh autori është i arratisur dhe banorët e fshatrave përreth zonës ku ka ndodhur ngjarja e rëndë janë ngujuar në shtëpitë e tyre.