Një pjesë e Kondovës me javë pa rrymë elektrike! Banorët e revoltuar shkojnë tek qendra e EVN-së

Më shumë se 20 shtëpi në Kondovë ka javë që nuk kanë rrymë elektrike.
Përveç që jemi në kohë dimri dhe temperaturat po shënojnë ujle, në këtë lagje me mospasjen e rrymës elektrike po humbin edhe shumë biznese të vogla, ku produktet qumështore po u prishen. Një pronar i një shitoreje thotë se ka ditë që mbi 12 orë mbesin pa rrymë elektrike.

“Dëme të mëdha kemi shumë, edhe tani është koha e ftoht është mire se nuk janë prish shumë materialet qumështore”.
“Dëmi është i madh 10 minuta kemi rrymë 5 orë deri në 12 orë nuk ka rrymë”.
Prej sa kohësh po ndodh kjo ?
“Kjo po ndodh prej dy tre javësh”, tha pronari i shitores.

Sotë banorëve u mbaroi durimi dhe shkuan para qendrës së EVN-së për të protestuar në Gjorçe Petrov.
Atje kërkuan që të takohen me drejtuesit e kësaj qendre.
Deri sa banorët ishin në protestë rryma u lëshua, por për disa minuta mori flakë teli i rrymës elektrike ku rrezikoi edhe shtëpitë që ishin afër.

Pasi u takuan drejtuesit e qendrës së EVN-së banorët e Kondovës morën premtim se shumë shpejt do të sanohet ky problem.
Muhaerm Jonuzi: “Jemi të revoiltuar jashtëzakonisht.

Çfarë ju thanë nga qendra e EVN-së?
Muharem Jonuzi: “Na thanë që do të vijnë të hënën do ta kontrollojnë se ku është problemi. Por ato duhet ta ndrojnë kabllin që nuk është kualitet ajo që e vendosin është material kinez dhe po digjet rrjeti. Vijnë e lëshojnë po përësi është djegur kablli tani nuk e dim se ku do të jetë problemi.

Pas përfundimit të takimit në mes banorëve të Kondovës dhe përfaqësuesve të qendër së EVN-së në Gjorçe Petrov, menjëherë një ekip kishte shkuar për ta ndërruar telin i cili rrezikoi shtëpitë.
EVN thonë se në atë pjesë ka mbingarkesë të rrymës elektrike.

“Ekipet e Elektrodistribuimit çdo ditë janë në terren në Kondovë për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike të cilat po shkaktohen si rezultat i mbingarkimit të rrjetit distributiv.
Gjegjësisht, pas sanimit të një defekti të paraqitur, sërish ndodh defekt i ri si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar dhe të paligjshëm të energjisë elektrike nga një pjesë e banorëve”, thonë nga EVN.

Më tej nga kjo kompani thonë se udhëheqësia e Elektrodistribuimit në Gjorçe Petrov realizoi takim me përfaqësues të fshatit.
Por banorët thonë se ky tel po ndërrohet shpesh por duhet të gjendet problem se pse ka ditë që nuk kanë rrymë elektrike ndërsa thonë se edhe fëmijët e tyre po humbin me mësime për shkak se nuk po mundin ta ndjekin mësimin online.