Më datë 10.04.2024 në ora 21:30 në Koçan, zyrtarë policorë të DPB Koçan, kanë privuar nga liria R.S.(23) duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka goditur me veturë pasagjerësh “jugo” tavolinën në të cilën ST.(52) nga Koçani dhe familja e saj ishin ulur në oborrin e babait të saj.
Sipas raportimit, më pas ka ndodhur një përplasje fizike mes familjeve të S.T. dhe R.S., dhe disa nga të përfshirët pësuan lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse.