Pas vdekjes së një personi në Kinë nga virusi i quajtur si “hantavirus”, i cili transmetohet nga minjtë tek njerëzit, shkaktoi shqetësim për një epidemi të re në vendin ku u zbulua për herë të parë koronavirusi i ri (COVID-19).
Sipas lajmit të transmetuesit zyrtar të Kinës, Global Times, theksohet se një person ka humbur jetën nga hantavirusi gjatë udhëtimit të tij me autobus në provincën Shandong.
Janë kryer testime ndaj 31 personave që gjendeshin në autobus.
Ndërkohë, pas këtij lajmi në rrjetet sociale u komentua se mund të shfaqet një epidemi e re, ndërsa etiketa “hantavirus” u bë trend mbarëbotëror.
Hantaviruset transmetohen tek njerëzit në rast të kontaktit me minjtë ose urina, pështyma ose jashtëqitja e minjve, e cila shkakton sëmundjen “Sindromi i mushkërive Hantavirus” (HPS).
Hantavirusi nuk transmetohet nga njeriu në njeri dhe nuk përbën rrezik të epidemisë./Alsat