Një person nga Turqia godet me veturë një polic në Gostivar, arrestohet

Sot (19.05.2024) në ora 02.50, efektivët e policisë nga DPB- Gostivar kanë privuar nga liria personin U.D. (28) nga Republika e Turqisë për arsye se me veturën ,,honda” me shenjat e regjistrimit të Shkupit, të cilën ai e drejtonte, ka godit një efektiv policie i cili po kryente veprime zyrtare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të përgaditet parashtresë e përshtatshme.