Një person nga Turqia arrestohet në Bllacë brenda pasaportës kishte vendosur 100 euro

Më 30.10.2024, rreth orës 03:00, në Pikën Kufitare të Bllacës së Poshtme, në hyrje të RMV-së, është paraqitur K.S. (53) nga Turqia. Pas kontrollit të pasaportës, u konstatua se ai e kishte shfrytëzuar tashmë qëndrimin turistik të lejuar prej 90 ditësh brenda 180 ditëve të fundit, dhe për këtë arsye iu refuzua hyrja dhe u kthye në Kosovë.

Rreth orës 03:30, K.S. u kthye sërish në pikën kufitare dhe i dha pasaportën dhe një kartëmonedhë prej 100 eurosh përgjegjësit të ndërrimit, duke kërkuar që t’i lejohej hyrja në RMV. K.S. u arrestua menjëherë për shkak të veprës penale “dhënie ryshfeti” dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal i përshtatshëm.