Një person nga Shkupi del nga burgu, e sulmon gruan, i merr fëmijët dhe dhe largohet nga shtëpia

Me datë 15.04.2024 në ora 21:30 në SPB Shkup, një grua 27 vjeçare nga një fshat i Shkupit ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare nga bashkëshorti i saj S.B (29), i cili momentalisht ishte duke vuajtur dënimin me burg në Burgun e Idrizovës. Sipas raportit, ai i ka vënë flakën me një lëng të ndezshëm një pjese të rrobave dhe më pas ka marrë fëmijët dhe është larguar nga shtëpia. Po merren masa për zbardhjen e rastit.