Një person nga Shemshova nën kërcënimin e armës futet në veturë, dërgohet në Gërçec, sulmohet fizikisht dhe i merren 500 euro

Një ngjarje si në filma ka ndodhur dje në fshatin Shemshovë të Tetovës shkruan Pa Censurë.

Më datë 09.04.2024, në ora 23:50, M.M. (46) nga fshati Shemshovë ka raportuar në polici se rreth orës 13:45, katër persona e kanë futur me forcë në një veturë dhe e kanë kanosur me armë zjarri.

Më pas e kanë çuar në një shtëpi në fshatin Gërçec dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke i kërkuar që t’i kthejë një borxh të pretenduar dhe më pas i kanë marrë 500 euro. Rreth orës 21:00 e kanë lënë me veturë në fshatin Debërcë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.Pa Censurë