Një person nga Sellca e Keqe e Tetovës, ia merr fëmijën të dashurës nga Gostivari dhe e kërcënon

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20-mars) rreth orës 19:50, në rrugën ,,Pançe Popovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 41-vjeçarin S.S. nga Selca Keqe e Tetovës. Ai më parë ishte raportuar nga një 30-vjeçare nga Gostivari me të cilën ishte në lidhje dashurie se para ndërtesës në të cilën ajo kishte banuar i kishte marrë njërin nga dy fëmijët e mitur dhe e kishte kërcënuar. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes.