MPB ka njoftuar se me datë 10.07.2024, në ora 10.10, në Sedllarcë të Epërme të Tetovës, punonjësit policorë nga Njësia Policore Kamnjan kanë privuar nga liria personin B.Z (41) nga i njëjti fshat, i cili në orën 09.15 është raportuar nga babai i tij 74-vjeçar se një ditë më parë rreth orës 20:00 pas një debati verbal e ka sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Pa Censurë