MPB ka njoftuar se me datë 10.12.2024, në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 17.10 në rrugën ,,Strasho Pinxhur” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve ,,Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.K. (64) nga fshati Poroj, ka goditur këmbësorin F.S. (70) nga Tetova. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori F.S., të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Me autorizim të prokurorit, një ekip nga SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e aksidentit.