Sot (08.08.2024) në orën 07:30 në fshatin Reçicë e Vogël, Tetovë, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Masat Kompensuese në Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migracion kanë arrestuar A.S. (44) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, Tetovë.
Gjatë kontrollit në automjetin “Renault” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, është konstatuar se ai po transportonte pa dokumentacion përkatës 204 pako cigare të markave të ndryshme, 24 kuti me duhan nga një kilogram dhe 145 kuti me duhan nga 500 gram, mjete piroteknike, 20 makina për prodhimin e cigareve dhe 36 kuti me gjithsej 18,000 filtra për cigare.
Automjeti është konfiskuar dhe së bashku me personin janë dorëzuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtejshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 278B të Kodit Penal.