Një person nga Manastirit për 4 muaj me rradhë ka përdhunuar dhe shantazhuar një vajzë 18-vjeçare

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka nisur një procedurë kundër një 25-vjeçari i dyshuar për veprën penale – Sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1, si dhe Shantazh të parashikuar dhe të dënueshëm sipas nenit 259 të Kodit Penal.

Gjatë periudhës nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, në kundërshtim me vullnetin e qartë të viktimës, një vajze 18-vjeçare, i dyshuari e ka detyruar atë në veprime seksuale pa pëlqimin e saj me kërcënime serioze se do të zbulojë diçka që do të dëmtonte nderin dhe reputacionin e saj.

Përmes një profili në rrjetet sociale, ai komunikonte me viktimën, përdorte fotografitë e saj intime dhe kërcënonte se do t’i shpërndante dhe do t’i bënte publikisht të disponueshme, duke e detyruar atë në marrëdhënie seksuale dhe në veprime të tjera seksuale në kundërshtim me vullnetin e saj, nëse dëshironte të parandalonte publikimin e fotove.

Prokurori kompetent publik i dorëzoi Gjykatës Themelore në Manastir një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Propozimi është pranuar dhe të dyshuarit i është caktuar paraburgim për një periudhë prej 30 ditësh.